Kriza e heroinës – Çfarë është, cilat janë simptomat dhe sa zgjat?

heroina kriza klinika medtim

Si lind kriza e heroinës?

Kriza e heroinës, pa asnjë dyshim, paraqet një nga pasojat më të vështira, të pakëndshme dhe tejet shqetësuese të varësisë ndaj heroinës. Pasi i varur përballet me këtë gjendje, është shumë e vështirë të dalë nga rrethi vicioz pa ndihmë profesionale mjekësore.

Heroina është një drogë ilegale dhe krijon jashtëzakonisht varësi, që rrjedh nga morfina – alkaloidi aktiv opioid që gjendet në bimën e lulëkuqes së opiumit. Kjo do të thotë se potenciali i varësisë nga heroina është i lartë. Me fjalë të tjera, kjo substancë psikoaktive shkakton varësi në një kohë shumë të shkurtër – edhe pas vetëm disa përdorimesh! Domethënë, varësia ndaj heroinës fillon kur individi përdor heroinë në mënyrë të përsëritur për të ndjerë të gjitha efektet e saj “të larta” (ndjenja kënaqësie, lehtësie dhe relaksi, zhdukje e të gjitha dhimbjeve dhe problemeve).

Megjithatë, kur personi përdor në mënyrë kompulsive dhe të vazhdueshme heroinë, me kalimin e kohës e njëjta dozë e këtij opiati ndalon së prodhuari efektet e lartpërmendura. Në këto situata, personi përdor një dozë më të lartë heroine për të arritur të njëjtën përvojë të këndshme. Kjo gjendje njihet si tolerancë ndaj heroinës, domethënë është e pranishme varësia psikologjike dhe fizike ndaj heroinës. Nga ana tjetër, kur një i varur papritmas ndalon përdorimin e heroinës, ndodh kriza abstinencës, domethënë kriza e heroinës.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e krizës së heroinës?

Sapo individi mësohet me ndjenjën që shkakton heroina, është shumë e vështirë të heqë dorë nga kjo dëshirë e rrezikshme. Kjo për shkak se personi i varur shpesh ndihet i detyruar të vazhdojë të përdorë heroinë. Duke vepruar në sistemin e shpërblimit në tru, veçanërisht në pjesët përgjegjëse për ndjenjën e kënaqësisë, heroina shkakton një gjendje lumturie, humor të mirë, eufori dhe relaksim tek individi. Heroina, si të gjitha opiumet e tjera, zvogëlon aftësinë e trurit për të perceptuar dhimbjen. Pikërisht për këtë, si dhe për shkak të frikës nga simptomat e pakëndshme të krizës së tërheqjes, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira dhe të pakëndshme, personi vazhdon të përdorë heroinë.
heroina krize klinika per-trajtimin e varesise

Simptomat e krizës së heroinës

Duke marrë heroinë në një masë gjithnjë në rritje, d.m.th në sasi, shkakton një krizë abstinence (heroine) kur ndalon marrjen e kësaj SPA (substancë psiko-aktive). Si rezultat, ekziston një probabilitet i lartë i rikthimit kur personi i varur përpiqet të ndalojë përdorimin e heroinës. Lind pyetja –cilat janë simptomat e krizës së heroinës?

Duhet të theksohet se simptomat e krizës së heroinës ndryshojnë nga personi në person. Varet nga sasia e heroinës së konsumuar, periudha kohore e konsumimit, sa shpesh personi ka marrë heroinë, në çfarë mënyre dhe të ngjashme. Shumë njerëz që kanë kaluar nëpër këtë përvojë të tmerrshme dhe dobësuese e kanë përshkruar krizën e heroinës si formën më të keqe të gripit.

Dëshira për heroinë

Shumica e të varurve që kalojnë një krizë heroine kanë një dëshirë të fortë dhe dërrmuese për konsum edhe më të madh të heroinës. Ne tashmë e kemi shpjeguar shkakun dhe rrjedhën e këtij procesi. Nga njëra anë, kjo dëshirë është pjesë e frikës për të reduktuar ose eliminuar simptomat e krizës së heroinës. Nga ana tjetër, personi dëshiron të përjetojë sërish ndjenjat e kënaqësisë dhe relaksimit që shkakton përdorimi i heroinës.

Luhatjet e humorit

Ankthi, depresioni dhe nervozizmi (i njohur edhe si disponimi disforik) janë simptoma të zakonshme të krizës së heroinës. Edhe nëse një person nuk ka trauma të kaluara, këto ndryshime priten në krizën e abstinences. Nga ana tjetër, shumica e njerëzve që përdorin heroinë përjetojnë disa përvoja traumatike të shtypura nga e kaluara kur ndalojnë marrjen e këtij opiati. Kjo është vetëm një nga arsyet shtesë pse kriza e heroinës kërkon detoksifikimin e heroinës, si dhe mbështetje emocionale nga familja.

Dhimbjet

Siç e kemi theksuar tashmë, përdorimi i heroinës bllokon receptorët e dhimbjes në tru. Megjithatë, ndalimi i këtij opiati shkakton një efekt rikuperimi. Personi ndjen dhimbje, veçanërisht në shpinë dhe në këmbë. Gjithashtu, personi është më i ndjeshëm ndaj të gjitha llojeve të dhimbjeve dhe ka edhe spazma në gjymtyrë.

Lëngje të tepërta trupore dhe kruajtje

Kriza e heroinës tek i varuri shkakton një mbiprodhim të lëngjeve trupore, të tilla si djersa, lotët dhe rrjedhjen e hundës. Ndodh gjithashtu që individi të ketë një ndjenjë kruarjeje të padurueshme (“ndjesi sikur të lëvizin milingona” në brendësi të trupit), si dhe ndjesi dridhje.

Diarre dhe dhimbje stomaku

Kur bëhet fjalë për simptomat e krizës së heroinës, diarreja është një shenjë e zakonshme e tërheqjes së heroinës. Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me dhimbje barku, e cila shkaktohet nga spazma në sistemin tretës.

Shumica e të varurve që kalojnë një krizë heroine kanë një dëshirë të fortë dhe dërrmuese për konsum edhe më të madh të heroinës. Ne tashmë e kemi shpjeguar shkakun dhe rrjedhën e këtij procesi. Nga njëra anë, kjo dëshirë është pjesë e frikës për të reduktuar ose eliminuar simptomat e krizës së heroinës. Nga ana tjetër, personi dëshiron të përjetojë sërish ndjenjat e kënaqësisë dhe relaksimit që shkakton përdorimi i heroinës.

heroina krize

Nauze dhe të vjella

Përkatësisht, nauze (të përzierat) dhe të vjellat janë simptoma të dobësuara, por edhe tipike dhe të pakëndshme të krizës së heroinës. Si rezultat, individi nuk ka oreks.

Pagjumësi dhe probleme me gjumin

Ndjenja e shqetësimit të brendshëm, e shoqëruar me ankth dhe pagjumësi, bën që individi që kalon krizën e heroines është shumë në ankth. Kriza e heroinës shkakton tek inidvidi të ketë probleme me gjumin, veçanërisht pagjumësi. Në të njëjtën kohë, i droguari shpesh gogëshet.

Kriza e heroinës sipas ditëve (dhe orëve) - Kohëzgjatja e krizës së heroinës

Kriza e heroinës – sa zgjat? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që ne në klinikë marrim nga familjarët e të varurve. Dmth sa dhe si shkon kriza e heroinës në ditë? Siç mund ta shohim, efektet e krizës së heroinës janë serioze, të rrezikshme dhe shpesh fatale. Në raste ekstreme mund të ndodhin në veshka, mëlçi, pneumoni, sëmundje kardiovaskulare dhe të ngjashme. Ajo që është simptomatike është se personat e varur, pavarësisht nga këto pasoja, vazhdojnë të shpenzojnë kohë dhe energji për të marrë doza të reja heroine.

Kriza e heroinës ndryshon në kohë dhe intensitet dhe varet nga një sërë faktorësh.

Simptomat fillestare të krizës së heroinës fillojnë në 6 deri në 12 orët e para pas dozës së fundit të heroinës. Megjithatë, intensiteti më i madh i këtyre simptomave individi i ndjen në 24-72 orët e para pas dozës së fundit. Nuk është e rrallë që këto simptoma të zgjasin edhe për disa orë, apo edhe ditë. Pas 5 deri në 7 ditësh, simptomat e krizës së abstinencës fillon të zvogëlohet ose të zhduket plotësisht. Sigurisht që duhet theksuar se disa persona mund të përjetojnë simptoma të krizës së heroinës për javë apo muaj. Kjo gjendje njihet si sindromi post-akut i krizës abstinente të heroinës.

Kohëzgjatja e krizës së heroinës – Le të hedhim një vështrim se si duket një krizë e heroinës çdo ditë.

1-2 DITË

Siç e kemi theksuar, simptomat e krizës së heroinës mund të fillojnë tashmë 6 orë pas dozës së fundit. Dhimbja fillon që nga dita e parë, sidomos në muskuj. Pas 48 orëve të para, këto dhimbje përkeqësohen. Simptomat e tjera gjatë këtij periudhe përfshijnë sulme paniku, bezdi, dridhje, diarre dhe ankth.

3-5 DITË

Në ditën e tretë ose të katërt, kriza e heroinës është më intensive. Simptomat e krizës së heroinës gjatë kësaj periudhe përfshijnë ngërçe në stomak, dridhje, djersitje, nauze dhe të vjella.

6-7 DITË

Tashmë në ditën e 7-të ka humbje graduale, domethënë tërheqje të simptomave të krizës së abstinencës. Gjatë kësaj periudhe, dhimbja e muskujve dhe të vjelljat zvogëlohen. Por, pavarësisht kësaj, trupi është i rraskapitur fizikisht dhe mendërisht. Kjo është pikërisht arsyeja pse një i varur nga heroina do të ndihet i dëshpëruar dhe i pashpresë.

SINDROMI POST-AKUT

Siç e përmendëm, ndonjëherë mund të ndodhë që individi të ndjejë simptomat e krizës së heroinës muaj pas abstinencës akute. Këto simptoma shkaktohen nga ndryshimet neurologjike për shkak të përdorimit të heroinës. Simptomat afatgjata përfshijnë depresionin, lodhjen, nervozizmin, ankthin dhe pagjumësinë.
heroina krize klinika-per trajtimin e varesise

MedTiM - Detoksikim nga heroina pa dhimbje dhe i sigurt

Varësia ndaj heroinës është varësia ndaj opiateve. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në trajtimin e varësisë ndaj heroinës, dhe rrjedhimisht në eliminimin e simptomave të krizës së heroinës, është detoksifikimi i heroinës. Kjo është një procedurë shumë e rëndësishme që heq efektet negative dhe me një përqindje të lartë suksesi parandalon rikthimet për shkak të krizës së abstinencës. Megjithatë, njerëzit e kanë shumë të vështirë të tolerojnë abstinencën në shtëpi, prandaj është e nevojshme që detoksifikimi të bëhet gjithmonë në kushte të verifikuara mjekësore dhe spitalore. Sepse kriza e heroinës nuk është vetëm e padurueshme për të varurin, por edhe për familjen e tij.

Spitali i varësisë MedTiM, me një ekip ekspertësh dhe mjekësh të njohur dhe me famë botërore, prej vitesh trajton me sukses të varurit nga heroina dhe opiumet e tjera. Ajo që na dallon nga të tjerët është se ne ofrojmë detoksifikim të heroinës absolutisht të sigurt, të provuar, të besueshëm dhe më e rëndësishmja PA DHIMBJE! Kjo metodë e pastrimit të organizmit nga heroina në një kohë shumë të shkurtër, pa asnjë shqetësim për pacientin, eliminon varësinë fizike ndaj heroinës!

Detoksifikimi në klinikën tonë përfshin farmakoterapinë, si mbështetje në krijimin e abstinencës afatgjatë nga përdorimi i heroinës. Pacienti merr infuzione në baza ditore, të cilat përmbajnë komplekse vitaminash dhe aminoacide që ndihmojnë pacientin të largojë heroinën nga trupi i tij shpejt dhe pa dhimbje.

Kriza e heroinës dhe detoksifikimi nga heroina në klinikën tonë

UROD (Ultra Rapid Detox) është një procedurë e rëndësishme që plotëson shfaqjen e rikthimit, që shkaktohet nga kriza e heroinës. Kjo procedurë kryhet nën anestezi totale ose me qetësim të fortë dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë në repartin e terapisë intensive. Ky detoksifikim nxitet duke përdorur një injeksion bolus me doza të larta naloksoni (një antagonist heroine). Gjumi mjekësor është një procedurë që kryhet nëse pacienti ka ndonjë kundërindikacion për detoksifikimin duke përdorur procedurën UROD ose nëse mjeku vlerëson se edhe një detoksifikim i shkurtër do të ketë efektin e dëshiruar në procesin e pastrimit të trupit. Ky gjumë artificial (detoks i shkurtër) arrihet me përdorimin e qetësuesve të duhur.

Në përfundim të trajtimit, çdo pacient që i është nënshtruar një trajtimi detoksifikimi dhe është kontrolluar nëse trupi i tij është pastruar nga heroina, merr implantin të lëngshëm bllokues – naltrexone. Efekti i bllokuesit zgjat rreth 30 ditë, pas së cilës pacienti duhet të marrë të njëjtën dozë. Përveç bllokuesve, pacientit i përshkruhet farmakoterapia e duhur, si dhe psikoterapia e vazhdueshme, në procesin e trajtimit të varësisë psikologjike ndaj heroinës.

Mos lejoni që varësia ndaj heroinës të sundojë jetën e njerëzve më të afërt. Klinika e Varësisë MedTiM është këtu për t’ju ndihmuar të kapërceni këtë problem dhe ta hiqni qafe atë përgjithmonë. Ne kemi shëruar me sukses mijëra pacientë në mbarë botën dhe jemi këtu për ju në çdo kohë. Mos ngurroni të na telefononi ose të na dërgoni email nëse keni nevojë për ndihmë.

MedTiM është në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies tuaj!

Daliborka Shuto

Daliborka Shuto

Perkthyesja a gjuhës shqipe

Jemi në dispozicionin tuaj në çdo moment
Përmbajtja

Lexoni më shumë rreth trajtimit të varësisë në blogun tonë