Bashkëvarësia nënkupton mbështetjen dhe pranimin direkt ose indirekt të varësisë brenda rrethit familjar.
Sjellja e mjedisit rrethues të personave të varur, të cilët, duke bërë ose jo disa veprime, fillojnë të mbështesin sjelljen e varësisë së një anëtari të familjes që është sëmurë. Vetëm zbulimi, që ka një problem varësie në familje është një tronditje që familja vështirë se mund ta përpunojë në momentet e para. Dominon frika që bllokon sjelljen tonë racionale. Për këtë arsye, në vend që të gjykojmë, ne fillojmë të tolerojmë sjelljen e të varurve. Kështu hyjmë në sistemin e bashkëvarësisë.
Hyrja në sistemin e bashkëvarësisë fillon me frikën kur nuk bëjmë asgjë për të sulmuar problemin sepse jemi nën stres nga situata e re. Në atë fazë kemi frikë edhe nga etiketimi i mjedisit social, për shkak të kësaj, problemi fshihet, nuk i drejtohemi profesionistëve dhe kështu humbim kohë ndërkohë që problemi përparon.
Pasi mësojnë se një fëmijë ka një problem me çdo lloj varësie, prindërit zakonisht pyesin se ku kanë gabuar. Ata pyesin veten se çfarë periudhe ka qenë kur e kanë “lëshuar” jetën e fëmijës dhe kanë lejuar që dikush tjetër apo diçka tjetër të marrë përsipër.
Gjëja tjetër që vjen pas njohjes është mohimi i problemit, sepse mendojmë se është një fazë që do të kalojë vetvetiu. Veprimet e gabuara nisin nga neglizhenca kur, për shembull, i japim fëmijës para për një vakt të shpejtë ne vend që të gatuajmë vetë diçka specifike. Ndodh shpesh që prindërit në të njëjtën kohë të dyshojnë se ku do të përdoren ato para. Për fat të keq, në rastin e një të varuri, pothuajse me siguri të plotë do të shpenzohet për një substancë, alkool ose një skedinë nëse flasim per kumarin
Paraja është gjëja e parë me të cilën hyjmë në sistemin e bashkëvarësisë . Nga ana tjetër, mekanizmat e varësisë së familjarit të prekur zhvillohen dhe forcohen. Familja spontanisht fillon të sillet sipas parimeve të varësisë.
Dilni nga sistemi i bashkëvarësisë
Bashkëvartësit më të zakonshëm janë prindërit, më pas partnerët dhe më të rradhë janë fëmijët. Pse prindërit? Vetë prindi është kryesisht i mbingarkuar emocionalisht ndaj fëmijës së tij dhe ka frikë se nëse ai është shumë i rreptë, fëmija do të largohet, dhe ne atëherë nuk kemi njohuri se ku janë, me kë apo çfarë po bëjnë. Ajo zgjedhin rrugën e rezistencës më të vogël, por në fakt do të ishte më mirrë sikur të ndërmerreshin veprime, reagimin e të cilëve e kemi frikë. Ky do të ishte fillimi i daljes nga sistemi i bashkëvarësisë, dhe nga ana tjetër, hyrja në zgjidhjen adekuate të problemeve. Në spitalin MedTim, përveç personave të varur, ekipi i ekspertëve punon intensivisht edhe me bashkëvartësit që janë anëtarë të pandashëm të trajtimit.
Puna e psikoterapisë përfshin të mësuarit e aftësive të komunikimit, rivendosjen e kufijve të thyer tek fëmija, mënyrat për të vendosur kufij, mësimin e aftësive sociale për të pranuar përgjegjësinë, për të rifituar dhe për të krijuar vetëvlerësim dhe autoritetin e humbur. Ky trajtim në spitalin e shërimit të varësisë MedTim me bashkëvartësit, bëhet jo vetëm nëpërmjet trajtimit spitalor, por edhe gjatë periudhës së rehabilitimit.
Vendoseni jetën tuaj në rrugën e duhur